Transmetuar më 27-04-2025, 23:34

Duke nisur nga data 1 maj 2025 nuk do të ketë kontrolle kufitare për automjetet dhe pasagjerët e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky vendim është i vlefshëm për automjetet me targa të Kosovës dhe të Shqipërisë, raporton noa.al.

Vendimi vjen në kuadrin e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, për veturat me targa të dy shteteve pa kontrolle në kufi.

Vendkalimi kufitar i Morinës pritet të zbatojë këtë marrëveshje nga orët e para të datës 1 maj.

Vendimi do të jetë në fuqi të paktën deri në muajin shtator të këtij viti.

Ky hap konsiderohet i rëndësishëm për lëvizjen e lirë mes dy vendeve, nxitur dhe nga sezoni turistik veror.

Edhe aktualisht lëvizja mes dy vendeve është e dendur. Këtë fundjavë, të paktën 4 mijë automjete hynë në territorin e Shqipërisë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit