

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit “Sezai Surroi” të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta lojtarin mik, Marques Townes.
Rezultati ishte 84-78 për skuadrën vendase, kur filluar përleshjet. Kanë qenë disa tifozë vendas që ishin pranë parketit ata që kanë goditur basketbollistin e Pejës.
Peja ka dalë me një njoftim para pak çasteve, ku ka njoftuar se është sulmuar lojtari i tyre.
“5 sekonda pa përfunduar ndeshja, tifozët vendas kanë goditur basketbollistin tonë Marques Townes me grushta pas kokës. KB Peja do të shqyrtoj çdo mundësi të mundshme”, shkruhet në postimin e Pejës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






