Transmetuar më 27-04-2025, 23:08

TURQI- Një tërmet i ri me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në Turqi mbrëmjen e së dielës.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti ka ndodhur në orën 21:09, ka pasur një thellësi fokale prej 10 kilometrash.

Lëkundja sizmike është regjistruar 44 kilometra në jug-jugperëndim të provincës Elazig, raporton noa.al.

Vihet re se kjo është një nga provincat që u godit rëndë në vitin 2023, kur ra tërmeti me magnitudë 7.8 Rihter.

Sipas informacioneve në faqen e AFAD-it, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 11.31 kilometrash.

Aktualisht nuk ka raportime për të lënduar ose dëme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit