Transmetuar më 27-04-2025, 19:15

Rama nga Vlora: Gratë janë pararojë e fushatës sonë, ata mbushin sallat me kashtën e k*qet e tyre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot nga Vlora ndaj kritikave për fushatat e tij elektorale, ku ka zgjedhur të mbajë takime kryesisht me gratë dhe vajzat, duke lënë në plan të dytë burrat dhe djemtë.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal tek pyetjet e ngritura nga kundërshtarët dhe dha një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Këtu në Vlorë do jap përgjigjen për ata që pyesin ‘Ç’është ky hall i madh që bredh Edi Rama nëpër Shqipëri dhe mbledh vetëm gratë?’.

Që ta kuptojnë ata që nuk e dinë si funksionojmë ne, dua t’u them se çfarë shikoni këtu nuk janë gra dhe vajza të mbledhura për të duartrokitur, por janë trupa që udhëheqin betejën tonë për të ftuar mendjen dhe zemrat e njerëzve në të gjithë Vlorën, dhe kjo nuk i përjashton aspak burrat dhe djemtë,” tha Rama.

Ai theksoi se ky është superioriteti i Partisë Socialiste: “Vetëm me gratë e pararojës mbushim një sallë si kjo, ndërsa ata të tjerët nuk arrijnë dot të mbushin asnjë sallë me tërë kashtën e k*qet e tyre.”

Rama shtoi se gratë dhe vajzat nuk janë thjesht pjesëmarrëse, por aktore aktive në përpjekjen për të fituar zemrat e qytetarëve dhe për të çuar përpara projektin e integrimit europian të Shqipërisë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit