Transmetuar më 27-04-2025, 17:44

Rama ironizon Berishën për e-Albania: Simboli i bufit dhe kënetës për opozitën

Kryeministri Edi Rama reagoi sot me ironi ndaj deklaratës së kreut të opozitës, Sali Berisha, i cili premtoi mbylljen e platformës qeveritare e-Albania brenda 100 ditëve të para të ardhjes në pushtet.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë pjesë nga fjalimi elektoral i Berishës, të shoqëruara me një figurë bufi si simbol ironik.

Në video janë përfshirë gjithashtu pamje nga radha të gjata në sportelet shtetërore, për të kujtuar kohën kur shërbimet ofroheshin vetëm fizikisht.

Rama përdori simbolikën e bufit dhe të kënetës për të përshkruar situatën aktuale të opozitës, duke lënë të kuptohet se idetë e saj janë të vjetruara dhe pengojnë përparimin.

Reagimi i kryeministrit vjen pasi Berisha njoftoi gjatë një takimi elektoral se do të rikthejë funksionimin fizik të të gjitha zyrave shtetërore për marrjen e shërbimeve, në vend të platformës online e-Albania, që gjithsesi nuk tha se do ta mbyllë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit