

Kryetari demokrat Sali Berisha ishte sot në Bilisht ku njoftoi planin e partisë së tij për të anuluar çdo gjobë që shqiptarët kanë marrë dhe do të marrin deri më 11 maj 2025.
"Të gjithëve ju, të gjithë qytetarëve të Devollit, të gjithë qytetarëve shqiptarë do t’u falet çdo gjobë që keni para datës 11 majit. Nuk janë problemi i shqiptarëve paratë e fshehura të drogës, por janë gjobat absurde të pashpirta që kanë vendosur inspektorët e bashkisë dhe të qeverisë me radhë. Ato bëhen zero më datën 11 maj!".
Premtimi i Berishës vjen pak ditë pasi Rama njoftoi planin e qeverisë së tij për të anuluar çdo gjobë ndaj bizneseve të marra gjatë këtyre tre dekadave.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për “paqen fiskale”, duke e konsideruar si një mënyrë për të legalizuar paratë e krimit, sidomos nga trafikantët.
Ai tha se çdo gjobë e vendosur nga inspektorët e administratës do të anulohet pas 11 majit 2025, duke akuzuar Ramën për favorizimin e grupeve të trafiqeve dhe përdorimin e “narko-euros” për të zhvlerësuar monedhën. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






