Transmetuar më 27-04-2025, 16:05

Në kuadër të operacionit “Kartela e kuqe”, është arrestuar në Greqi një shqiptar i dënuar me 16 vite burg për vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Eduard Vushaj, i cili është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 16 vjet heqje lirie pasi në 2013-ën në fshatin Grabom ai ka ndaluar një automjet duke kanosur me armë dy persona.

Më pas, u ka marrë paratë dhe automjetin duke i plagosur të dy me thikë.

“Si rezultat i informacionit të siguruar nga Fast Albania dhe DVP Shkodër si dhe shkëmbimit të këtij informacioni nëpërmjet Interpol Tiranës me homologët në Athinë, u finalizua operacioni “Kartela e kuqe”.

Në kuadër të operacionit, Policia greke lokalizoi, kapi dhe arrestoi provizorisht me qellim ekstradimi shtetasin Eduard Vushaj, 39 vjeç. Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri”, thotë Policia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit