

Festivali kthehet në tragjedi në Vancouver, 9 persona humbin jetën
Nëntë persona janë konfirmuar të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një burrë përplasi një SUV në një turmë gjatë një festivali, njofton policia e Vancouverit.
"Ishte thjesht e tmerrshme," tha për BBC një pronar karroce ushqimore që ndodhej në vendngjarje – makina "kaloi drejt e drejt, përmes turmës".
Policia thotë se një 30-vjeçar, banor i qytetit, është vënë në pranga dhe shton se janë të bindur që nuk bëhet fjalë për një akt terrorizmi.
Ai njihej nga policia "në disa rrethana", por shefi i policisë së Vancouverit tha se nuk mund të komentonte nëse i dyshuari kishte të kaluar kriminale.
Ngjarja ndodhi gjatë festivalit të komunitetit filipinas "Dita e Lapu Lapu-t" në mbrëmje me orën lokale. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






