

Tiranë – Arrestohet 45-vjeçari, mbante armë zjarri të modifikuar dhe mjete të tjera të paligjshme në garazh
Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar gjatë një operacioni të koduar “Garage”, pas dyshimeve për armëmbajtje pa leje dhe posedim sendesh të ndaluara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas informacioneve të marra në rrugë operative, organizuan kontrollin në një banesë dhe një garazh në rrugën “Teodor Keko”, ku u gjetën dhe sekuestruan:
Një armë zjarri pistoletë e modifikuar për vendosjen e një silencatori,
Një shkop gome si ato të përdorura nga forcat e rendit,
Një shkop bejsbolli.
Në përfundim të operacionit u arrestua shtetasi Klodian Dhima, 45 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






