Transmetuar më 26-04-2025, 23:08

Shpërthimi ndodhi në kohën kur Irani kishte nisur raundin e tretë të bisedimeve me SHBA-në në Oman mbi programin e tij bërthamor.

IRAN- Më shumë se 750 persona janë plagosur në një shpërthim në portin e qytetit jugor iranian Bandar Abbas, njoftuan mediat shtetërore iraniane. Sipas të dhënave të fundit, tetë persona kanë humbur jetën. Shpërthimi ndodhi në kohën kur Irani kishte nisur raundin e tretë të bisedimeve me SHBA-në në Oman mbi programin e tij bërthamor. Shkaku i shpërthimit ende nuk është i qartë, por dyshohet se është shkaktuar nga materiale kimike.

“Shkaku i këtij incidenti ishte shpërthimi i disa konteinerëve në dokun e portit Shahid Rajai. Aktualisht po analizojmë situatën dhe po transportojmë të plagosurit në qendrat mjekësore,” tha një zyrtar lokal për menaxhimin e krizave për televizionin shtetëror.

Agjencia njoftoi se janë plagosur mbi 700 persona, ndërsa më herët televizioni iranian kishte raportuar se “qindra janë dërguar në qendrat mjekësore”. Agjencia gjysmëzyrtare Tasnim bëri të ditur se aktivitetet në port janë pezulluar për të shuar zjarrin dhe, duke pasur parasysh numrin e madh të punëtorëve të portit, “shumë persona janë ndoshta të plagosur ose kanë humbur jetën” në incident.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit