

Skuadra e Skënderbeut U-19 është shpallur kampione e ‘Abissnet Superiore’ për sezonin futbollistik 2024/2025. Korçarët fituan ndaj 2-1 Partizanit në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, në një ndeshje vendimtare që përcaktoi fatin e kampionatit.
Partizani kaloi i pari në avantazh dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për të kuqtë. Megjithatë, në pjesën e dytë, Skënderbeu përmbysi rezultatin duke realizuar dy gola dhe siguroi fitoren e madhe.
Skuadra korçare e mbylli kampionatin në vendin e parë me 36 pikë pas 26 ndeshjesh të zhvilluara. Kampionati për këtë kategori u organizua në dy faza të rregullta, për të vijuar më pas me fazat “play-off” dhe “play-out”, ku ekipet luftuan për titullin dhe për mbijetesën.
Trofeu iu dorëzua kampionëve nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Ylli Çekiçi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd