Transmetuar më 26-04-2025, 07:40

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash.

Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryj me drejtim juglindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

“Një ndryshim i madh…”/ Horoskopi për 26 prill 2025: Nuk ka turp të kërkosh…

Temperaturat e regjistruara:

Në zonat malore 10 deri 21 °C;

Në zonat e ulëta 12 deri 22°C;

Në bregdet 14 deri 22 °C.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit