Transmetuar më 25-04-2025, 23:13

Tiranë- Të shtunën e 26 prillit, Partia Socialiste ka vendosur që të ndërpresë fushatën zgjedhore në mbarë vendin, për të respektuar një nga 9 ditët e zisë së shpallur për vdekjen e Papa Françeskut i cili përcillet nesër në banesën e fundit.

Edi Rama kishte planifikuar që gjatë së shtunës të ishte në Qarkun e Fierit, por nuk do të udhëtojë.

Ndërsa Sali Berisha deklaroi se do të vijojë takimet e tij elektorale, por duke respektuar disa rregulla të mortit.

Kryedemokrati tha se aktivitetet elektorale të Partisë Demokratike do nisin me një minutë heshtje dhe nuk do shoqërohen nga kolona zanore të fushatës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit