Transmetuar më 25-04-2025, 22:01

Në një komunikim të posaçëm për mediat, përfaqësuesja e Demokristianëve të Suedisë, Angelica Lang, u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që në ditën e zgjedhjeve të mbështesin Partinë Demokratike.

E pranishme në një aktivitet publik, Lang theksoi rëndësinë që ka politika në jetën e përditshme të qytetarëve dhe ndikimin që lidershipi ushtron mbi shoqërinë.

"Politika ndikon në çdo aspekt të jetës tuaj. Mënyra se si flasin dhe veprojnë udhëheqësit ka rëndësi të madhe për gjithë shoqërinë," u shpreh Angelica Lang.

Duke shprehur krenarinë e saj për pjesëmarrjen në këtë fushatë krah demokratëve shqiptarë, ajo i inkurajoi qytetarët që të marrin pjesë masivisht në votime dhe të mbështesin Partinë Demokratike.

"Jam shumë krenare që jam këtu me demokratët e Shqipërisë dhe shpresoj që edhe ju do të bëni të njëjtën gjë në ditën e zgjedhjeve. Ju lutem votoni dhe votoni për Partinë Demokratike!" deklaroi Lang. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit