Transmetuar më 25-04-2025, 14:22

Rreth orës 13:15, në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Plepat e Kardhiqit", është regjistruar një aksident trafiku. Shtetasi M. W., 56 vjeç, shtetas gjerman, duke drejtuar automjetin tip "BMW", ka aksidentuar shtetasen Z. I., 38 vjeçe, banuese në fshatin Humelicë, e cila po kalonte si këmbësore.

Si pasojë e aksidentit, këmbësorja është dërguar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit