Transmetuar më 25-04-2025, 14:08

Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Brian Driza, 25 vjeç, si autor të dyshuar për sulm fizik ndaj një shtetasi tjetër për motive të dobëta. Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesën e tij, autorit iu gjetën dhe iu sekuestruan disa përforcues metalikë, një biçak dhe një elektroshok.

Autori është arrestuar dhe po përballet me akuzat për sulm dhe mbajtje të armëve të ftohta, ndërkohë që hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit