

Prishtinë- Kuvendi i Kosovës po zhvillon ditën e sotme se seancën e gjashtë konstituive. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se të pranishëm janë 119 deputetë. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, propozoi sërish Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares së Kuvendit të Kosovës.
Ai u kërkoi votën edhe partive të tjera, duke u thirrur në tentim për të zhbllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo është hera e katërt që Haxhiu propozohet për këtë post por ajo nuk ka arritur asnjëherë të sigurojë 61 votat e nevojshme.
Edhe në këtë seancë ajo nuk ka marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit. Ajo ka pasur 57 vota. 47 vota kundër, dhe 3 abstenime. Nisma sërish ka abstenuar.
"Ne sërish e bëjmë propozimin e njëjtë, emri ynë i vetëm është Albulena Haxhiu. Ju kërkoj mirëkuptimin e juaj që t’i kontribuoni zhbllokimit të kësaj situate, ashtu që të kalojmë në faza të tjera", tha Konjufca.
Partitë politike janë shprehur të bindura në qëndrimet e tyre. LDK-ja nuk votoi asnjë kandidat të VV-së. PDK-ja ka lënë të hapur mundësinë për ndonjë kandidat tjetër. Kurse, AAK-ja ka propozuar Saranda Bogujevcin dhe Shqipe Selimin. Haxhiu shihet nga disa parti parlamentare si "figurë përçarëse", por Vetëvendosje ngul këmbë se ajo është kandidate që e meriton këtë post. Seanca e sotme është ndërprerë për tu mbajtur të dielën.
"Detyrohemi ta ndërpresim seancën. 27 prill sërish në ora 10:00. Shihemi përsëri,” u tha para se të shpërndaheshin deputetet.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd