

José Mourinho është rikthyer te vitet e lavdisë me Interin. Trajneri portugez, në një intervistë për BBC, në kuadër të një dokumentari të titulluar “Si të fitosh Champions League”, ka folur për atë që e konsideron një nga momentet më epike të karrierës së tij:
“Të luash me 10 vetë në Barcelonë bëhet diçka epike. Duhet të kesh heronj, duhet të nxjerrësh më të mirën nga të gjithë. Mendoj se isha brilant në mënyrën se si e organizova skuadrën atë ndeshje. U mbrojtëm me të gjitha forcat tona, me zemër dhe shpirt. Kjo është humbja më e bukur e karrierës sime. Dhamë gjithçka, humbëm 1-0, por shkuam në finale”.
Më pas, trajneri aktual i Fenerbahçes foli edhe për largimin e tij të menjëhershëm, pas finales në Madrid: “U arratisa, shkova drejt autobusit për t’i përshëndetur lojtarët, por nuk ia dhashë dorën askujt. Doja të ikja.
Mendoj se po të hipja në autobus, po të kthehesha me ta në Milano, po të hyja në një ‘San Siro’ plot, po të shihja ‘Duomon’ plot me njerëz, nuk do të shkoja te Real Madridi. Emocioni do të më ndalonte. Sidoqoftë, doja të shkoja, ishte momenti i duhur. Duhej të largohesha nga Interi”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd