

Ronald Koeman, aktualisht trajner i kombëtares së Holandës, ka folur për “Marca”, duke analizuar momentin që po kalon Real Madridi: "Në fund, në futboll, fajtorët janë gjithmonë trajnerët. Duhet të pranojmë që Ancelotti po bën një punë të shkëlqyer. Është trajneri që ka fituar më shumë tituj në botë.
Është një trajner i mirë, i zgjuar, – ka vijuar ai. – Po e menaxhon shumë mirë një skuadër si Real Madridi, me kaq shumë yje. Për mua, nuk është ai fajtori. Nëse nuk kanë fitojnë trofe, duhet ta kërkojmë përgjegjësinë te të gjithë, por në fund, në futboll, trajneri është gjithmonë ai që fajësohet".
Koeman foli gjithashtu për finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit: "Në finale të tilla nuk ka favoritë. Nëse e analizon nga këndvështrimi i futbollit, Barcelona mund të ketë pasur rezultate më të mira, por në një ndeshje mes saj dhe Real Madridit mund të ndodhë gjithçka.
Për Real Madridin është një mundësi për të kompensuar eliminimin nga Liga e Kampionëve. Madrilenët po marrin kritika për lojën dhe rezultatet, por në një finale si kjo mes dy skuadrave të mëdha, nuk ka favoritë".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd