Transmetuar më 25-04-2025, 10:33

Bulqizë, 25 prill 2025

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë referuar materialet në SPAK për dy shtetas, Xh. M., 58 vjeç, dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje".

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të datës 24 prill 2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike” në fshatin Ostren. Dyshohet se Xh. M. dhe E. M. goditën me grushte shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren.

Policia ka nisur hetimet për këtë incident, ndërsa materialet janë dërguar në SPAK për veprime të mëtejshme ligjore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit