

Tiranë, 25 Prill 2025– Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pas një serie vjedhjesh të ndodhura gjatë katër muajve të fundit në një dyqan optike në kryeqytet.
Operacioni policor i koduar “Logo”, i finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, çoi në arrestimin e shtetasit Elson (Durim) Doku, banues në Tiranë. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se ka kryer vjedhjen e shtatë palë syzeve nga i njëjti subjekt tregtar, me një vlerë totale që arrin në 11,200 euro.
Autori është një emër i njohur për autoritetet, pasi ka qenë më parë i dënuar për vepra penale të së njëjtës natyrë. Policia po vijon punën për të zbardhur mundësinë e përfshirjes së tij në raste të tjera të ngjashme.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






