

Kosovë- Sot në Kosovë do të mbahet seanca e gjashtë për konstituimin e Kuvendit. Seanca pritet të nis në orën 11:00
Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur të konstituohet plotësisht, duke mos e zgjedhur edhe në përpjekjen e tretë kryetarin e ri.
Edhe në seancën e pestë (23 prill) kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, dështoi të zgjidhet, duke marrë të njëjtin numër votash si në dy përpjekjet e kaluara, 57 pro nga 61 të domosdoshme, ndërsa kundër saj votuan 46 deputetët dhe abstenuan 3 deputetët e Nisma të Fatmir Limajt.
Kështu Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit sërish arriti të merrte vetëm vota nga komunitetit, ndërsa kundër qëndruan PDK, LDK dhe AAK. Deputetët nga Lista Serbe nuk morën pjesë në votim fare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd