Transmetuar më 24-04-2025, 16:51

Pas dorëheqjes së Florenc Doka, nga detyra e tij si Drejtor i Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale (IEVP) në Peqin, Edmond Llabani është komanduar në vend të tij.

Llabani është një profesionist i njohur në fushën e drejtësisë dhe administratës publike dhe ka përvojë të gjerë në menaxhimin e institucioneve të ngjashme.

Ai ka kontribuar në mënyrë të dukshme gjatë karrierës  së tij si drejtor i këtij institucioni dhe në përfundim të një periudhe të suksesshme si drejtor.

Llabani është përzgjedhur nga Ministri i Drejtësisë  për të marrë drejtimin e institucionit, një detyrë kjo me përgjegjësi të madhe  për të siguruar funksionimin e duhur të sistemit të ekzekutimit të dënimeve dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të të dënuarve në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit