

Shefi i Policisë Rrugore në Tiranë emërohet përkohësisht, Lorenc Shehu.
Ai zëvendëson në këtë detyrë Roven Zekën, i cili u arrestua pak ditë më parë për korrupsion me urdhër të SPAK.
Mësohet se SPAK dyshon se drejtori Zeka dhe 2 të tjerët kanë marrë para nga një grua, e cila kishte bërë aksident, që prej tyre të mos referohej çështja në prokurori dhe për aksidentin të mos nisnin hetimet.
Roven Zeka është emëruar si shef i Policisë Rrugore të Tiranës në dhjetor 2024.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






