Transmetuar më 24-04-2025, 12:18

Mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Europa”, një shtetas i paidentifikuar, dyshohet se duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. Sh., 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga aksidenti është dëmtuar 20-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vau i Dejës/Sot, rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Mali i Jushit”, Bushat, është konstatuar i djegur plotësisht automjeti tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit N. P., i cili ka qenë i parkuar në afërsi të banesës së tij.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në automjet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit