

Një festë për ditëlindjen e 23-të të Otavio-s është kthyer në skandal të madh për klubin e Portos. Në qendër të polemikave është edhe Tiago Djalò, në pronësi të Juventusit, i cili ka marrë masë disiplinore nga klubi për pjesëmarrje në këtë festë pa leje. Por situata u përkeqësua ndjeshëm kur në mesnatë ndërhyri policia, duke ndërprerë gjithçka.
Sipas raportimeve të “O Jogo”, festa filloi në orën 20:00 në një lokal të njohur në zonën e Boavistës dhe zgjati deri në orën 04:00 të mëngjesit, mes alkoolit, femrave dhe muzikës. Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë video ku lojtarët shihen duke festuar, në kundërshtim me rregulloren e brendshme të klubit.
Përveç Djalò-s dhe Otavio-s, të përfshirë në këtë ngjarje ishin edhe Danny Namaso, William Gomes, si dhe Martim Fernandes e Nehuen Perez, të cilët u larguan më herët. Tifozët janë rebeluar, duke shkuar në stadium për të ofenduar lojtarët, ndërsa ndërhyrja e policisë i detyroi të largoheshin me shpejtësi me makina, moment që është filmuar gjithashtu.
Situata në klub nuk është e mirë, me Porton në vendin e katërt, ndaj sjellja e lojtarëve i ka zemëruar rëndë tifozët, që kërkojnë disiplinë dhe përkushtim në një periudhë kaq delikate të sezonit.
Pelo menos Tiago Djaló e William Gomes ficaram na festa de Otávio até às quatro da manhã. Samu, entre outros, já estava em casa antes do horário limite definido no regulamento interno, adianta @ojogo. pic.twitter.com/qWnOR6Bd46
— Daily Dragões (@dailydragoes) April 21, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd