Transmetuar më 24-04-2025, 11:18

Hansi Flick do ta rinovojë kontratën e tij me Barcelonën edhe për një sezon tjetër. Palët kanë arritur tashmë marrëveshje për zgjatjen e bashkëpunimit, pas bisedimeve të zhvilluara ditët e fundit. Megjithatë, sipas asaj që raporton “Marca”, rinovimi do të zyrtarizohet vetëm në përfundim të këtij sezoni.

Vendimi është marrë nga vetë Flick së bashku me klubin katalanas. Aktualisht askush nuk dëshiron shpërqendrime, skuadra po lufton për fitimin e tripletës sezonale, ndaj fokusi qëndron vetëm te fusha. Barça po kalon një moment vendimtar të sezonit, ndaj vëmendja është e gjitha te ndeshjet e mbetura të La Liga-s, finalja e Kupës së Mbretit ndaj Real madridit në fundjavë dhe gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve ndaj Interit.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në moszyrtarizimin e rinovimit është kufizimi aktual i pagave, i vendosur nga La Liga. Për këtë arsye, zyrtarizimi do të ndodhë vetëm në fund të kampionatit. Flick e mori drejtimin e katalanasve në fillim të këtij sezoni, pas dy vitesh në drejtimin e kombëtares gjermane. Gjatë karrierës ka fituar dy kampionate gjermane (Bundesliga), një Kupë të Gjermanisë dhe një Ligë të Kampionëve, të gjitha me Bayern Munich.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit