

Igor Tudor, trajneri i Juventusit, analizoi për mikrofonat e DAZN ndeshjen kundër Parmës, të humbur 1-0 nga të tijtë: “Sonte na mungoi pak nga gjithçka. Në pjesën e dytë shtymë shumë, por ishim pak të rrezikshëm. Pësuam një gol nga një krosim 40 metra largësi, që nuk duhej ta kishim pësuar. Jemi të zhgënjyer, por vazhdojmë përpara. Kanë mbetur edhe pesë ndeshje dhe shumë pikë në lojë”.
A ndikon vonesa në ritmin e lojës?
E kishim këtë problem, por nuk është një justifikim. Duhet të përshtatesh dhe të ecësh përpara. Parma është në formë të mirë për momentin, luan futboll të thjeshtë, e gjeti golin në rrëmujë. Në pjesën e dytë meritonim të shënonim, por na mungoi diçka përpara. Është një humbje që duhet pranuar, por të nxjerrim mësime prej saj.
A ishte “tridenti” juaj sulmues zhgënjyes?
Mund të bënim më shumë. Kur topi mbërrin në 25 metrat e fundit, duhet ta fusësh në rrjetë. Parma shënoi një gol të madh, ne hodhëm 20 topa të tillë, por na mungoi grinta e duhur për të shënuar. Nuk fitohet vetëm me skema dhe sisteme, por mbi të gjitha me gjëra të tjera.
Vlahovic doli nga fusha për shkak të problemeve fizike…
Dusan pati një shqetësim të vogël dhe doli. Në pjesën e dytë ishim ne që shtynim pothuajse gjithmonë, por nëse nuk e fut topin në rrjetë, është e kotë të qëndrosh atje përpara. Na mungoi konkretësia dhe rrezikshmëria, jo vetëm nga tre sulmuesit, por nga të gjithë.
Yildiz dhe Conceicao dhanë diçka më shumë…
Ata u përpoqën, kanë cilësi të mëdha, por për fat të keq nuk mjaftoi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd