Transmetuar më 24-04-2025, 10:41

Në prag të gjysmëfinales së Kupës së Italisë kundër Interit, e cila u ftuar 3-0 nga kuqezinjtë, Geoffrey Moncada theksoi rëndësinë e ndeshjes për "Djallin": “Jemi në gjysmëfinale dhe duam të shkojmë në finale. Do të jetë një ndeshje në nivel Champions-i, sfidë e bukur kundër një skuadre të fortë si Interi. Kur luan ndeshje të tilla, e rëndësishme është të arrish në finale”.

Lidhur me trajnerin Sergio Conceição, pas disa polemikave të ditëve të fundit, Moncada u shpreh qartë: “Punojmë çdo ditë me të. Unë jam çdo ditë me të dhe me Ibrahimovic, flasim me stafin e tij për t’i përgatitur ndeshjet.

Për ne nuk ka asnjë problem. Jemi shumë të kënaqur me Sergio, sepse punon shumë për ta kthyer Milanin në nivele të larta. Dy trofe për Milanin, pavarësisht trajnerit, janë shumë të rëndësishëm. Kanë kaluar 22 vite që nuk e kemi fituar Kupën e Italisë, janë shumë vite”.

Për rinovimet e Theo Hernandez dhe Mike Maignan: “Flasim çdo ditë me agjentët e tyre, por tani jemi të fokusuar në fundin e sezonit. Nuk është momenti për të vendosur, por jemi në kontakt dhe po punojmë”.

Për ndryshimin e skemës taktike nga Conceição në ndeshjet e fundit: “Trajneri punoi gjatë pushimit (ndeshjeve të kombëtareve) për ta përgatitur këtë sistem loje, tani ka disa opsione në dispozicion. Është një sistem që iu jep liri lojtarëve, i kemi elementët e duhur për ta zbatuar. Edhe Pioli ka luajtur me tre mbrojtës, skuadra tani ka më shumë ekuilibër”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit