

“Derë e hapur për qëndrimin e Tudor? Kemi qenë të qartë që në fillim, dëshira dhe shpresa jonë është që të vazhdojmë së bashku. Është një vendim që do ta marrim pas Botërorit për Klube.
Është e qartë se do të ishim të gjithë shumë të lumtur po ta vazhdonim këtë rrugëtim së bashku”, – tha Cristiano Giuntoli për mikrofonat e DAZN, përpara sfidës Parma-Juventus 1-0.
Sa i përket mundësisë për të mbajtur disa nga lojtarët që janë aktualisht në huazim për Botërorin e Klubeve, Giuntoli theksoi: “Po flasim me klubet përkatëse.
Besojmë shumë në marrëdhëniet që kemi me këto klube dhe në dëshirën e vetë lojtarëve për të vazhduar. Do të jetë një vendim që do të merret në fund të kampionatit, shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd