Transmetuar më 24-04-2025, 09:13

Kapiteni i Milanit, Mike Maignan, komentoi fitoren 3-0 ndaj Interit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë: "Jemi të kënaqur, e dinim që kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për sezonin tonë, sepse në kampionat dhe Champions nuk kemi bërë mirë. E luajtëm këtë ndeshje sikur të ishte një finale".

Kuqezinjtë luajtën përsëri me tre mbrojtës dhe u shpërblyen: "Pavarësisht nëse luajmë me tre apo katër mbrojtës, ne duhet të japim gjithçka për të bërë mirë atë që kërkon trajneri".

Atmosfera në skuadër, pas fitores 3-0 ndaj Interit: "Nuk ndryshon asgjë, por gjithçka është shumë pozitive, sepse jemi në finale të Kupës. E dinim që nëse nuk do të arrinim rezultat pozitiv sonte, sezoni do të bëhej me të vërtetë i vështirë. Tani ka më shumë pozitivitet".

Komplimentat e kapitenit për Jovic, i cili shënoi dy gola: "Të gjithë e dimë sa i fortë është. Është një numër 9 i madh, shumë i fortë kur e kërkojmë mes linjave dhe kur e gjejmë brenda zonës. Nuk jemi të surprizuar nga kjo paraqitje, por jemi të lumtur për të, sepse ka punuar shumë për skuadrën".

A e priste një sukses të tillë në derbi: "Si kapiten, jam shumë i lumtur. E dimë që historia është për t’u shkruar. Nëse të them që mendoja të fitonim 3-0 ndaj Interit, të gënjej, por besoja te kalimi në finale. Këtë vit kemi treguar që mund të përmbysim çdo ndeshje në çdo moment, edhe kur të gjithë na kanë kritikuar.

Sigurisht, kur je lojtar nuk e kërkon lavdinë për vete, por për skuadrën tënde. Kur ke mundësinë të lësh firmën tënde në një ndeshje, padyshim që nuk thua jo".

"Milano është kuqezi, Romë na prit!" Kështu shkroi në rrjetet sociale Rafa Leao, pas fitores 3-0 ndaj Interit, në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Tashmë kuqezinjtë nisin të mendojnë për finalen e këtij kompeticioni dhe fitimin e trofeut.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit