Transmetuar më 24-04-2025, 08:51

GREQI- Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të regjistruar në rrugën “Larissis” në Greqi. Shëiptari ndërroi jetë në Volos pak orë pasi u përfshi në aksident mëngjesin e së enjtes.

Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur afërsisht dhjetë minuta para mesnate, në rrugën “Larissis”, në kryqëzimin e saj me rrugën “Ypsilantou”. Në aksident është përfshirë motori i drejtuar nga 42-vjeçari dhe një makinë e drejtuar nga një 26-vjeçar. Shqiptari mësohet se po udhëtonte nga zona e Shën Anargyrit në drejtim të Larissis kur është përplasur me mjetin e të riut nga Volosi.

Përplasja ka qenë e fortë dhe në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë për të transportuar 42-vjeçarin në spital. Edhe pas marrjes së ndihmës mjekësore dhe përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë ai ndërroi jetë rreth dy orë e gjysmë pas aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit