

Vendi ynë edhe këtë të enjte do të jetë nën ndikimin e motit të paqendrueshëm për shkak të masave ajrore me origjinë Perëndimore – Veriperëndimore.
Gjatë orëve të pasdites moti të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut në të gjithë territorin, ku në Qendër dhe Lindje do të ketë edhe rrebeshe afat-shkurtra shiu.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor.
Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd