Transmetuar më 23-04-2025, 23:20

Motoçikleta me targa BK 530 që drejtohej nga shtetasi Aeksander Hila 55 vjeç ka përplasur një kalimtar të quajtur Hakim Maledhi 70 vjeç. Të dy të përfshirë në aksident kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Më rëndë në gjendje kritike për jetën është këmbësori Hakim Maledhi, ndërsa drejtuesi i motoçikletës Hila ka marrë plagë në kokë pasi edhe pse kishte maskën mbrojtëse me vete nuk e kishte vënë atë.

Në vendngjarje policia rrugore po disiplinon trafikun dhe po dokumenton aksidentin. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i motoçikletës mund të ketë humbur kontrollin dhe ka goditur këmbësorin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit