

TURQI- Një sërë pasgoditjesh kanë pasuar tërmetin e madh me magnitudë 6.2 që ndodhi pasditen e së mërkurës në Stamboll, në Detin Marmara. Lëkundjet mbi 4 të shkallës Rihter kanë shkaktuar shqetësim tek banorët e qytetit në Turqinë Perëndimore, ku e fundit është regjistruar me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter, sipas Agjencisë Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD.
Pasgoditja më e madhe, megjithatë, u regjistrua në 5.9 të shkallës Rihter, sipas AFAD, dy minuta pas 6.2, e ndjekur nga të tjerat me magnitudë 4.9, 4.8, 4.5 dhe 4.4 të shkallës Rihter. Ndërkohë gjeologu turk, Naci Gorur në një postim në "X" është shprehur se një tërmet më i fortë pritet të godasë Stambollin dhe autoritetet e qytetarët duhen të jenë të përgatitur.
"Ka shumë tërmete në çarjen e Kumburgazit në Detin Marmara në Stamboll. Ata janë të magnitudave të ndryshme. Këta nuk janë tërmetet e mëdha që presim në Marmara. Këta rrisin stresin e akumuluar. Me fjalë të tjera, ata e detyrojnë atë të thyhet. Tërmeti i vërtetë këtu do të jetë më i madh dhe mbi magnitudë 7. Masat paraprake nuk ka, qeveria, pastaj bashkia dhe publiku duhet të punojnë së bashku për ta përgatitur qytetin për një tërmet.", thuhet në postimin e tij.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






