

Stamboll, 23.4.2025- Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur ditën e sotme Stsambollin.
Epiqendra ishte në Detin Marmara, ndërsa ka përfshirë qytetin kryesor turk dhe komunitetet përreth, tha agjencia turke e menaxhimit të emergjencave.
Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya ka njoftuar se të gjitha ekipet janë në gatishmëri dhe të vendosura në terren pas tërmetit të fortë që tronditi vendin.
Bëhet me dije se tërmeti i fuqishëm u pasua nga disa pasgoditje të forta, ndërsa ka shkaktuar panik tek qytetarët. Këta të fundit kanë braktisur ndërtesat dhe janë grumbulluar në sheshe dhe parqe.
🇹🇷 6.2 MAGNITUDE EARTHQUAKE STRIKES ISTANBUL‼️The epicenter was located in the Sea of Marmara.The city shook noticeably, but there have been no reports of casualties or damage so far. pic.twitter.com/tCe0V9GqtM
— NEXTA (@nexta_tv) April 23, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






