Transmetuar më 23-04-2025, 12:39

Një tjetër version i incidentit shqetësues që përfshiu ish-trajnerin tonë të kombëtares së futbollit, Christian Panucci, ka dalë në dritë. Të dielën në mëngjes, më 21 prill, një zjarr ka shpërthyer në automjetin privat, Audi Q8, i parkuar në vilën e tij në zonën Fonte Laurentina të Romës, ku aktualisht jeton djali i tij, Juan.

Në momentin e ngjarjes, Panucci nuk ndodhej në Itali. Ish-mbrojtësi i njohur dhe aktualisht komentator për “Sport Mediaset”, po kalonte pushimet e Pashkëve në Dubai, së bashku me partneren e tij Sarah Nobile. Atje është informuar menjëherë për ngjarjen nëpërmjet telefonit.

christian panucci suv

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit dhe karabinierët e stacionit “Tor de Cenci”, si dhe të kompanisë “Pomezia”, të cilët po hetojnë rrethanat e zjarrit. Sipas të dhënave paraprake, flakët nuk ishin aksidentale, por të shkaktuara qëllimisht. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh për familjen “Panucci”.

Pamjet e kamerave të sigurisë, si ato të vendosura në vilë, ashtu edhe ato në rrugët përreth, po shqyrtohen nga autoritetet. Një nga pistat është tentativa e dështuar për vjedhje, e ndjekur më pas nga zjarrvënia për të fshirë gjurmët. Megjithatë, nuk përjashtohet as pista e një akti vandalizmi. Hetimet janë në vazhdim, pritet që Panucci të jep deklaratën e tij sapo të rikthehet në Romë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit