Transmetuar më 23-04-2025, 11:09

Florian Wirtz është një nga emrat më të nxehtë të merkatos europiane. Talenti gjerman i Bayer Leverkusen, i lindur në vitin 2003, vazhdon të mahnisë me paraqitjet dhe cilësinë e tij. Deri tani ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 13 asistime në të gjitha kompeticionet me skuadrën e Xabi Alonsos, i cili e ka quajtur pa asnjë hezitim një “gjeni”.

Teknika, vizioni i lojës dhe maturia në fushë e bëjnë atë një objektiv prioritar për shumë klube të mëdha. Sipas “CaughtOffside”, Real Madridi është në krye të garës për ta marrë. “Los Blancos” e shohin si pasuesin e mundshëm të Vinicius Jr, i cili ka të ardhme të pasigurt në Madrid dhe mund të transferohet në Arabinë Saudite. Në këtë kuadër, Wirtz do të ishte zëvendësim me nivel të lartë për të ruajtur fuqinë ofensive të Real Madridi.

Edhe Bayern Munich është shumë i interesuar për të. Klubi bavarez po përgatit një ofertë konkrete dhe tashmë ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit për të fituar “ankandin”. Megjithatë, Bayer Leverkusen nuk ka ndërmend të bëjë ulje çmimi, dëshiron ta rinovojë kontratën e Wirtz deri në vitin 2028 dhe e vlerëson atë mes 120 dhe 130 milionë eurove.

Ndërkohë, Manchester City po e ndjek me vëmendje situatën. Me Kevin De Bruyne që pritet të largohet në fund të sezonit dhe Jack Grealish në dalje, Pep Guardiola kërkon ide të reja në mesfushë. Wirtz mund të jetë profili ideal për të mbajtur të lartë nivelin e kreativitetit në repartin ofensiv.

Në Premier League, po ashtu Liverpool dhe Arsenal kanë shfaqur interes për talentin gjerman. "Reds" e shohin si një objektiv strategjik për të shtuar cilësinë dhe fantazinë në 30 metrat e fundit. Nga ana tjetër, "Gunners" kërkojnë të ndajnë ngarkesën krijuese të Martin Ødegaard, teksa Wirtz do të ofronte alternativa si në qendër, ashtu edhe në krahë.

Manchester United është një tjetër emër i përmendur në garë, por për momentin duket më i prapambetur krahasuar me konkurrentët. Merkatoja e ardhshme pritet të jetë shumë e zjarrtë, për ta marrë Wirtz nga Leverkuseni do të nevojitet një investim i madh.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit