

Vinícius Júnior është shumë pranë rinovimit të kontratës me Real Madridin, duke zgjatur qëndrimin e tij në klubin e bardhë për pesë vitet e ardhshme. Sipas raportimeve, marrëveshja është pothuajse e përfunduar, me vetëm disa detaje për t’u sqaruar, nëse kontrata do të jetë e vlefshme deri në qershor 2030 ose deri më 2029, me mundësi zgjatjeje.
Braziliani ka qenë gjithmonë i qartë në dëshirën e tij për të qëndruar në Madrid, pavarësisht ofertave të mëdha nga klubet e Arabisë Saudite. Ai ka refuzuar një ofertë prej 1 miliard eurosh për pesë vite nga sauditët, duke preferuar ta vazhdojë karrierën me "Los Blancos".
Kontrata aktuale e Vinícius skadon në vitin 2027, por klubi dhe lojtari janë në bisedime për ta zgjatur atë për dy ose tri vjet të tjera. Rinovimi pritet të zyrtarizohet në fund të sezonit aktual.
Që nga ardhja e tij te Real Madridi në vitin 2018 nga Flamengo, Vinícius është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së bardhë, duke fituar 14 trofe, përfshirë dy Liga të Kampionëve dhe tri La Liga. Braziliani ka qenë gjithashtu i njohur për përpjekjet e tij humanitare, duke fituar çmimin "Socrates" për luftën kundër racizmit.
Me këtë rinovim, Real Madridi synon të sigurojë të ardhmen e një prej yjeve të tij më të ndritshëm, duke i dhënë brazilianit rol kyç në projektet e ardhshme të klubit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd