Transmetuar më 23-04-2025, 10:42

Në orën 13:30 do të mbahet në GJKKO seanca për shqyrtimin e kërkesës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon për revokimin ose zëvendësimin e masës së arrestit në burg.

Pas dy muajve në paraburgim, Veliaj kërkon lirimin nga qelia por gjithashtu informacion nga SPAK lidhur me hetimet e deritanishme.

Seanca e 16 Prillit u shty për shkak se avokatët e tij kërkuan kohë që të njihen me aktet hetimore, ndaj gjyqtari paraprak Erjon Bani vendosi që seanca të shtyhet me 1 javë, në orën 13:00 të 23 prillit.

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës apeloi masën e GJKKO në Apelin e Posaçëm, por shkalla e dytë rrëzoi kërkesën e tij duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Erjon Bani në seancën e vlerësimit të masave të sigurisë më 12 shkurt.

Veliaj akuzohet për veprat penale të "korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë", në 9 raste si dhe "pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit