Transmetuar më 23-04-2025, 08:10

Mesfushori i Interit, Nicolò Barella, ka folur për “SportMediaset” në prag të derbit të mbrëmjes së sotme kundër Milanit, ndeshja e kthimit gjysmëfinale e Kupës së Italisë, pas barazimit 1-1 në vajtje.

Këto janë fjalët e tij, pas humbjes në minutat e fundit kundër Bologna, që rrezikon ta komplikojë garën për titull të zikaltërve: "Na vjen keq, sepse në atë situatë duhej dhe mund të bënim më mirë.

Kemi punuar shumë, kemi punuar si të çmendur për të ardhur deri këtu, ndaj tani duhet të japim maksimumin, të japim gjithçka që kemi…, madje edhe atë që nuk kemi".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit