

Moskë- Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një propozim për ndalimin e luftës në Ukrainë përgjatë vijës aktuale të frontit, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje paqeje me presidentin amerikan Donald Trump.
Lajmi u raportua nga “Financial Times” duke cituar njerëz që kishin dijeni për këtë çështje.
Sipas të njëjtave burime, Putin i ka thënë Steve Witkoff, të dërguarit special të Trump, në takimin e tyre në fillim të këtij muaji në Shën Petersburg se Rusia mund të heqë dorë nga pretendimet e saj ndaj zonave në 4 provincat që pjesërisht mbeten nën kontrollin e Kievit. Pjesa e pushtuar i mbetet Moskës.
Witkoff do të udhëtojë në Rusi për bisedime me Putinin këtë javë, njoftoi më herët sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt. “Shpresojmë se po ecim në drejtimin e duhur”, për çështjen e Ukrainës, tha zëdhënësja, duke vënë në dukje se Presidenti Trump ka shprehur pakënaqësinë e tij, si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë për përpjekjet për t’i dhënë fund luftës duke mos bërë përparim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






