Transmetuar më 22-04-2025, 22:09

Një ngjarje e rëndë tronditi të martën fshatin Oltra, në komunën Lamon të Italisë.

Rreth orës 17:00, fqinjët dëgjuan të shtëna dhe lajmëruan autoritetet, të cilat gjetën të pajetë babain 50-vjeçar, Vladislav Gaio dhe djalin e tij 17-vjeçar, Riccardo, shkruan Rai.

Sipas hetimeve paraprake, Gaio e goditi djalin me thikë dhe më pas u vetëvra me armë zjarri. Në banesë jetonin edhe bashkëshortja dhe vajza e vogël e çiftit, të cilat ndodhen të sigurta. Ngjarja po hetohet nga autoritetet vendase.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit