

SHBA- Dick Van Dyke po vërteton se mosha është vetëm një numër, ndërsa i hesht kritikët e diferencës 46-vjeçare në moshë me gruan e tij, Arlene Silver. Ai ka deklaruar se të dy shkojnë shumë mirë dhe pse të gjithë i thanë se nuk do iu funksionojë.
"Shkojmë shumë mirë. Të gjithë thanë se nuk do të funksiononte," tha ylli i "Mary Poppins", 99 vjeç, për People Sunday në mbledhjen e fondeve të çiftit në Vandy Camp në Malibu, Kaliforni.
Silver, 53 vjeç, shtoi: Ne thjesht kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, është e çuditshme sa mirë na funksionon martesa.
"Njerëzit e së njëjtës moshë nuk zgjasin shumë," tha me shaka Silver.
Ikona e Disney-t kujtoi me ëmbëlsi takimin e parë me grimerin gjatë Çmimeve SAG në vitin 2006.
"Nuk i kam thënë kurrë përshëndetje një vajze të panjohur në jetën time. Isha shumë i frikësuar. Por isha në një shfaqje prapa skenës dhe ajo kaloi, dhe për ndonjë arsye, unë thjesht u hodha përpjetë dhe thashë, ‘Përshëndetje, unë jam Dick.’ Ka diçka tek ajo që më preku, dhe kisha të drejtë," rrëfeu ai.
Pas takimit të tyre të parë, Van Dyke e punësoi Silver si grimere për projektet pasuese, por ata nuk filluan të dilnin bashkë deri vite më vonë. Çifti gjithashtu ranë dakord se i japin fuqi njëri-tjetrit, me Silver që tha se Van Dyke e bëri të ndihej sikur mund të bëj gjithçka.
"Dhe ti mundesh", u përgjigj Van Dyke.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd