Transmetuar më 22-04-2025, 15:20

Romë- Qeveria italiane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.

Zia do të zgjasë deri të shtunën, kur do të mbahet ceremonia e varrimit jashtë Bazilikës së Shën Pjetrit.

Trupi i papës do të zhvendoset të mërkurën në Bazilikë për homazhe publike.

Vatikani ka publikuar imazhe të tij në një arkivol të hapur. Besimtarë katolikë në mbarë botën po mbajnë zi për humbjen e liderit të tyre shpirtëror.

Në Vatikan, mijëra njerëz po i drejtohen kishës për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit