Transmetuar më 22-04-2025, 10:12

KOSOVË- Tre persona janë arrestuar të dyshuar për krime lufte kundër civilëve gjatë viteve 1998-1999. Arrestimet kanë ardhur pas një periudhe të gjatë hetimore. Autoritetet policore kanë lokalizuar dhe arrestuar fillimisht dy të dyshuar në qytetin e Lipjanit, në dy lokacione të ndara.

Në vazhdën e operacionit, është arrestuar edhe i dyshuari i tretë në qytetin e Prishtinës. Të dyshuarit akuzohen për përfshirje në krime lufte kundër civilëve, konkretisht për keqtrajtim, rrahje dhe torturim fizik e psikik të të ndaluarve shqiptarë gjatë periudhës së luftës. Ata gjatë kësaj periudhe shërbenin si gardianë dhe zyrtarë në Burgun e Prishtinës dhe Qendrën Korrektuese të Lipjanit.

“Komuna e Prishtinës dhe Lipjanit / 1998-1999. Lidhur me rastin pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale tre të dyshuarit dërgohen në qendër të ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit