

Vatikan, 22.4.2025– Vatikani ka publikuar fotografitë e Papa Françeskut në arkivolin e tij. Arkivoli i Papës do të dërgohet në Bazilikën e Shën Pjetrit ku do të kryhen homazhe nga publiku.
Imazhet janë marrë në kapelën e Casa Santa Marta, rezidenca e Françeskut në Vatikan. Ritualet e zisë pritet të zgjasin nëntë ditë, ndërsa data e varrimit do të vendoset nga kardinalët. Këta të fundit po takohen tani në Vatikan për të diskutuar planet e funeralit.
Papa Françesku ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë Papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






