

Një apartament në katin e shtatë të një pallati shumëkatësh në lagjen “29 Nëntori” në Fier është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Të alarmuar nga zjarri, gjitonët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë mbërritur shpejt në vendngjarje.
Burimet paraprake bëjnë me dije se të zotët e shtëpisë, 30 minuta përpara shpërthimit të zjarrit, ishin larguar nga banesa. Rruga e ngushtë që ndodhet në lagje ka vështirësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, të cilat kanë pasur vështirësi në shpejtësinë e reagimit.
Aktualisht, forcat zjarrfikëse janë duke punuar për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar. Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit dhe do të informojnë për rezultatet e hetimeve të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






