Transmetuar më 22-04-2025, 08:51

“Kardinalët do të vendosin se kur do të bëhet varrimi i Papa Françeskut të martën në mëngjes gjatë kongregacionit”.

Kështu bën të ditur zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë, duke komentuar zërat se e shtuna është dita më e mundshme për varrimin e Françeskut në Shën Pjetër.

Indikacionet e tekstit liturgjik flasin për një ditë ndërmjet ditës së katërt dhe të gjashtë pas vdekjes, pra midis të premtes dhe të dielës.

Ndërkohë, Konklava pritet të mbahet midis ditës së pesëmbëdhjetë dhe të njëzetë pas vdekjes së Papës, që përkon me periudhën midis 5 dhe 10 majit.

Megjithatë, nëse të gjithë zgjedhësit kardinalë janë në Romë, mund të nisë edhe më herët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit