Transmetuar më 22-04-2025, 08:29

E martja e 22 prillit vjen me këshilla të vyera nga Susan Miller, e cila na kujton rëndësinë e pushimit, balancës mes jetës personale dhe profesionale, si dhe intuitës që mund të na drejtojë drejt fitimeve dhe marrëdhënieve më të thella.

Saturni dhe Plutoni luajnë rol të rëndësishëm në këtë ditë, duke na ofruar qëndrueshmëri, ide të qarta dhe mundësi për të përmirësuar jetën në çdo aspekt.

Lexo më poshtë parashikimin e ditës për secilën shenjë në këtë përkthim ekskluziv nga noa.al.

Dashi (21 mars – 19 prill)

A ka shumë gjëra që po ndodhin në jetën tënde? Një orar i rregullt gjumi mund të jetë aleati yt më i mirë. Nëse fle çdo natë në të njëjtën orë dhe nuk e shtyn zgjimin në mëngjes, do të kesh më shumë energji për të përballuar çdo detyrë. Edhe disa orë shtesë gjumë mund të të ndihmojnë të rikuperohesh tërësisht çdo ditë. Kjo vjen ndërkohë që Saturni ndodhet në shtëpinë e dymbëdhjetë – zonën e gjumit dhe pushimit – duke theksuar nevojën për qetësi dhe rigjenerim të brendshëm.

Demi (20 prill – 20 maj)

Karriera jote mund të duket si e bllokuar për momentin, por kjo situatë do të zgjidhet së shpejti. Është e mundur që të kesh lënë pas dore objektivat profesionale për shkak të angazhimeve familjare apo emocionale. Megjithatë, me Plutonin që po kalon përmes shenjës së Ujorit dhe shtëpisë tënde të karrierës, do të të lindin ide të reja dhe origjinale për të ecur përpara dhe për të realizuar qëllimet e tua. Mos u shqetëso – do të kthehesh sërish në lojë me më shumë qartësi.

Binjakët (21 maj – 20 qershor)

Nëse në punë është nisur një projekt i madh, tani është koha për të marrë rolin e drejtuesit. Edhe nëse zakonisht shmang marrjen e përgjegjësisë, mos u frikëso – Saturni po të jep forcë dhe ide të qarta ndërsa kalon në shtëpinë e karrierës tënde. Do të ndjesh brenda vetes se si të ecësh përpara, dhe të tjerët mund të të shohin si udhërrëfyes. Shtyje pak më shumë veten – ti mund ta bësh.

Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)

Tregjet financiare mund të jenë të favorshme për ty tani, prej ndikimit të Plutonit që po fuqizon shtëpinë e financave të përbashkëta. Përdor intuitën tënde për të zgjedhur ku të investosh – ajo mund të të drejtojë drejt fitimeve të mëdha. Nëse dëshiron të sigurohesh më shumë, këshillohu me një ekspert financiar. Instinkti yt do të jetë i fortë sot, sidomos kur bëhet fjalë për para dhe menaxhimin e tyre.

Luani (23 korrik – 22 gusht)

Nëse të bie në sy ndonjë aksion apo investim që të duket interesant, mos u nxito. Saturni ndodhet në shtëpinë tënde të tetë – ajo që lidhet me paratë e përbashkëta dhe rreziqet financiare – ndaj mund të përfundosh në një situatë të ndërlikuar nëse nuk vepron me kujdes. Rekomandohet të shmangësh vendime të paqarta financiare tani. Bisedo me një këshilltar përpara se të marrësh hapa të mëdha.

Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)

Ky është një moment shumë i mirë për të forcuar lidhjen me partnerin tënd – madje mund të mendoni edhe për të rinovuar betimet tuaja në martesë ose bashkëjetesë. Saturni po kalon në shtëpinë e martesës, duke sjellë qëndrueshmëri dhe thellësi. Mund t’ia përmendësh këtë temë partnerit gjatë një darke të qetë – ka gjasa të pritet me entuziazëm. Vendosni së bashku nëse dëshironi një ceremoni publike me familjen dhe miqtë apo një përkushtim të thjeshtë mes jush.

Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Mund të kesh shumë gjëra për të bërë këtë javë – por mos u frikëso prej tyre. Saturni po të ndihmon me durim dhe produktivitet, kështu që do të jesh në gjendje t’i kryesh të gjitha detyrat me përpikëri dhe shpejtësi. Nëse ndihesh i mbingarkuar, kërko ndihmë nga një mik i afërt. Gjithashtu, mos harro të pushosh. Nëse e tepron me lodhjen, bëj një pauzë të mirë për t’u rikuperuar plotësisht.

Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

Aftësitë e tua për të negociuar do të të ndihmojnë veçanërisht nëse po kërkon një shtëpi të re. Ndoshta ke gjetur vendin ideal, por është mbi buxhetin tënd. Në këtë rast, provo të bisedosh me shitësin për një ulje. Plutoni, që po ndikon në shtëpinë tënde të familjes, të jep aftësi bindëse. Edhe nëse nuk të pranohet menjëherë oferta, ka gjasa që çmimi të ulet me kalimin e kohës nëse nuk ka blerës të tjerë të interesuar.

Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

Aftësitë e tua për të bindur po rriten, sajë Plutonit që po ndikon te zona e komunikimit. Mund të përdorësh fjalën për të nisur nisma të bukura në komunitetin tënd – ndoshta për të përmirësuar mjedisin apo për të kërkuar kushte më të mira në shkolla. Të tjerët do të të dëgjojnë, dhe shumë prej tyre do të bashkohen me ty. Por ki parasysh se nëse krijon një grup mbështetës, ndoshta do të të kërkojnë të bëhesh lider lokal.

Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)

Kjo është koha ideale për të analizuar mirë financat. Plutoni ndodhet në shtëpinë tënde të të ardhurave dhe të sugjeron që të shikosh me kujdes të gjitha shpenzimet e tua. Merr pak kohë bashkë me partnerin për të parë llogaritë bankare, kartat e kreditit dhe çdo gjë që lidhet me paratë. Pasi të analizoni gjithçka, do të mund të vendosni çfarë është e nevojshme dhe çfarë është tepër. Duke hequr shpenzimet e panevojshme, mund të fitoni shumë më tepër.

Ujori (20 janar – 18 shkurt)

Tani ke një mundësi të shkëlqyer për të rritur të ardhurat. Saturni, që ndodhet në shtëpinë tënde të parave, mund të të sjellë oferta për punë shtesë apo ndonjë pozicion më të mirë në punën aktuale. Nëse shfrytëzon çdo mundësi që të jepet, mund të grumbullosh një shumë të kënaqshme parash. Mjafton të jesh i zoti dhe i përqendruar.

Peshqit (19 shkurt – 20 mars)

Imagjinata jote është shumë e fuqishme tani, sajë ndikimit të Plutonit që ndodhet në shenjën e Ujorit. Qëllimi yt për muajt (ose vitet) në vijim është ta kthesh në realitet. Mund të kesh një ide të jashtëzakonshme – ndoshta për një serial televiziv apo projekt artistik. Filloj ta ndërtosh tani, edhe pse rezultatet nuk do të vijnë menjëherë. Plutoni lëviz ngadalë – kërkon durim, por nëse nuk dorëzohesh, do të shohësh sukses. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit